Bernardin Jakaj nesër kërkon fitoren e dytë në boksin profesional
November 24, 2017
0 comments
Share

Bernardin Jakaj nesër kërkon fitoren e dytë në boksin profesional

Boksieri me prejardhje nga Gjakova, Bernardin Jakaj të shtunën në Palestrën “Arena Nova” në Vjen të Austrisë do të zhvilloj ndeshjen e tij të dytë në boksin profesional, kurse kundërshtar i tij do jetë Ondrej Schëarz nga Çekia, i cili njihet si një boksier i papërshtatshëm ku ka 5 ndeshje profesionale në karrierën e tij dhe është 30 vjeçar.

Jakaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se ndihet mirë sepse përgatitjet kanë shkuar në mënyrën më të mirë. “Për këtë ndeshje jam përgatit tre muaj edhe atë në mënyrë intezive në klubin Boxteam Vienna. Po ndihem mirë dhe do jap maksimumin për të triumfuar. Kundërshtarin tim nuk e kam analizuar shumë sepse jam i gatshëm për çdo kundërshtar. Mendoj se do jetë një ndeshje e fortë ku unë do dal në fund fitues”, shprehet optimist boksieri Bernardin Jakaj. Ndryshe, ky takim pritet të filloj në ora 21:00 kurse të drejtat ekskluzive për të transmetuar këtë ndeshje i ka marrë agjencia jonë “ArenaRing”, andaj na ndiqni.

Nga ana tjëtër, Jakaj ka ftuar që ta mbështesim drejt suksesit. “I ftoj gjithë shqiptar qe jetojnë në Austri të vijnë e të më përkrahin sepse ju premtoj se do keni se çka të shihi. Në fund  falënderoi sponsoret e mi për përkrahjen për këtë ndeshje si ‘sh2’ – firma e Shpetim Shales,  ‘limi bau’, ‘ATM gjura’, ‘ÖBV versicherung’ dhe ‘Gerüstvermietung GOJANI”, tha Jakaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *