Bernardin Jakaj në Kërçovë ndeshjen e katërt profesionale
July 18, 2018
0 comments
Share

Bernardin Jakaj në Kërçovë ndeshjen e katërt profesionale

Vetëm edhe 10 ditë kanë mbetur nga spektakli i madh që do zhvillohet në Kërçovë “Superpro Fight Night Uskana”. Kurse “ArenaRing” ju sjell lajmin se është zyrtarizuar tani më edhe një duel mjaft interesant i boksit profesional, ku kosovari që jeton dhe vepron në Austri, Bernardin Jakaj do të ndeshet kundër boshnjakut Edis Dzambas.

Ky i fundit deri më tani në karrierë ka zhvilluar 18 ndeshje, kurse Jakaj tre përballje dhe të gjitha i ka fitore. Për këtë ndeshje për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” është shprehur boksieri kosovar i cili madje ka premtuar edhe fitore.

“Për këtë ndeshje jam përgatit 3 muaj intensivisht. Përgatitjet kanë shkuar sipas plan programit tek klub Ring Frei Gym E.S, ku edhe falënderoi trajneri Enes Osmani për gjithë mundin që ka dhanë me mua, si dhe menaxherin tim Shpëtim Shala”, thotë Bernardi, duke shtuar se kundërshtarin nuk e njeh edhe shumë. “Kundërshtarin tim e njoh nga fakti se ka shumë ndeshje profesionale, por kjo mua aspak nuk më frikëson. Përkundrazi po shkoj në Kërçovë për fitore dhe besoj se do ja arrij qëllimit”, deklaroi Bernardin Jakaj.  Cekim se ne eventin ne Kercove do te zhvillohen edhe dy ndeshje per titull bote ku Shemsi Beqiri do te mbroj titullin e 13 boteror, kurse Burim Aliu per te marr at titull ne K1.

 

Tiketat tani më në shitje

Organizatorët kanë lajmëruar se tani më kanë filluar me shitjen e biletave për “Superpro Fight Night Uskana” dhe të njëjtat për momentin mund ti gjeni në pikat shitëse në Kërçovë  “Bllaca Travel and Tours” (në afërsi te “Berzës”) dhe “Ficon” (në afërsi të kafe Imperial), si dhe direkt tek organizatorët (Mustaf Aliu dhe Burim Aliu).

 

Çmimet:

-në tribun 600den (apo 10€)

-në ring 1200den (apo 20€)

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *