Bernardin Jakaj: Do ta mposhti serbin kurse fitoren do ia dedikoj Pavarësisë së Kosovës
February 9, 2018
0 comments
Share

Bernardin Jakaj: Do ta mposhti serbin kurse fitoren do ia dedikoj Pavarësisë së Kosovës

Boksieri profesionist i cili në çdo ndeshje po e tregon vlerën e tij, Bernardin Jakaj, më 17 shkurt në Vjenë do të ketë ndeshjen e tij më interesante në karrierë, sepse do të ndeshet me boksierin nga Serbia, Stefan Paunoviç.

Jakaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” tha se do të bëj çmos t vjen deri tek triumfi sepse dëshiron të festoj me këtë fitore të madhe edhe Pavarësinë e Kosovës. “Në ditën kur do të ndeshem do të jetë dita e Pavarësisë së Kosovës, kështu që unë fitoren dua t’ia dedikoj vendit tim që ka një histori të dhimbshme”, tha Jakaj, duke shtuar se përgatitjet për këtë duel i ka zhvilluar në klubin “Ring Frei”.

“Për këtë përballje jam përgatit në klubin Ring Frei dhe ndihem shumë mirë si në aspektin psikik ashtu edhe fizik, ndërkohë që nuk po më mungon as motivimi maksimal që kam. Kundërshtari im është 22 vjeçari nga Serbia, Stefan Paunovic i cili ka përvojë të madhe në kikboks por edhe në boks dhe mezi po pres këtë ndeshje kundër një serbi”, tha Bernardin Jakaj i cili do të zhvilloj ndeshjen e katërt si profesionalist. Deri më tani ai po shënon vetëm fitore andaj presim që ky kampion të vazhdoj me sukseset e tija edhe në të ardhmen.

Portali ynë “ArenaRing” do vazhdoj të përcjell këtë djalosh me zemer të madhe, ndërkohë që ndeshjen në fjale do ta japim LIVE ekskluzivisht në faqen tonë të facebokit – ArenaRING. Na ndiqni …..

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *