
Berna ishte afër medaljes, Rushiti I 9-ti
Afër medaljes ka qenë Berna Sherifovska (-57kg) në kupën evropiane të xhudos që u zhvillua në Arad, por e njejta në ndeshjen për bronzë humbi nga kroatja Iva Oberan më vizari dhe ipon. Sherifovska më herët kishte mposhtur tre garues.
Në xhiron e parë ishtë më e mirë se Ramona Mikolla nga Rumania, mandej fitoj edhe ndaj Kjona Kristi nga Zelanda e Re dhe Andrade Sekrieru nga Rumania. Nga ana tjëtër, Artan Rushiti (81kg) filloi mirë garën duke mposht gjermanin, Killijan Geco, por më pas humb nga Sergej Krivcav nga Ukraina, për të pësuar më pas edhe në ndeshjet e repasazhit nga Dilan Ricaster nga Izraeli.