Berisha eliminohet në luftën e parë
July 26, 2017
0 comments
Share

Berisha eliminohet në luftën e parë

Xhudo nuk e ka nisur mirë Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”. Garuesi, Selim Berisha, doli i pari në tatami në ditën e tretë të garave. Ai pavarësisht angazhimit u mposht në luftën e parë nga britaniku Archie Platt, në kategorinë deri në 66 kilogram.

Në dy ditët e ardhshme do të garojnë edhe tre xhudistët tjerë, Arbër Kullashi, Laura Fazliu dhe Shpati Zekaj. Kullashi e Fazliu garojnë të enjten në kategoritë deri 73 kilogram respektivisht 63 kilogram. Garat për xhudistët tanë mbyllen të premten me Shpat Zekajn në kategorinë deri në 90 kilogram.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *