Berat Jakupi në turneun  “Karate 1 Premier League”
September 4, 2017
0 comments
Share

Berat Jakupi në turneun “Karate 1 Premier League”

Berat Jakupi, me datë 06.09.2017 (e mërkurë) do të udhëtoj për në Gjermani, ku do të merr pjesë në turneun e “Karate 1 Premier League”, Halle/Leipzig, e cila do të zhvillohet nga data 08-10 shtator 2017. Berat Jakupi do të garoj në kategorinë e seniorëve – 84 kg, në konkurrencë prej 140 garuesve. Kategoria -84 kg në programën e garave është e paraparë ditën e diel (10.09.2017) në ora 11.

“Për garën e Gjermanisë përgatitem nga muaji korrik, fillimisht në Mavrovë (7 ditë), në Dojran (7ditë), dhe stërvitje intenzive në seminarin e organizuar nga Akademia e karatesë, e udhëhequr nga prof. Besnik Murati, e cila u zhvillua në muajin gusht, në qytetin e Strugës (9 ditë). Ky turne është e një rëndësie të veçantë nga shkaku se është në kriterin e bodimeve për arritjen e normës olimpike, të Lojrave Olimpike TOKIO 2020” tha,  Berat Jakupi

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *