Berat Aliu: Jam gati për të fituar titullin e botës
September 15, 2017
0 comments
Share

Berat Aliu: Jam gati për të fituar titullin e botës

Kikbokiseri i njohur shqiptar, Berat Aliu, më 7 tetorë në  Ludwigsburg të Gjermanisë do të luftoj për titull bote të federatës Enfusion që pronar për momentin është portugezi Diogo Calados!. Aliu ekskluzivisht për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” tregon rreth përgatitjeve që po i zhvillon.

“Portugezi Diogo Calado është një kundërshtar mjaft cilësor i cili posedon këtë titull dhe unë tani besoj se do ia marr. Kam besim në vetveten sepse përgatitjet po shkojnë sipas plan programit. Prej javës tjetër do të udhëtoj drejt një qyteti tjeterër të Gjermanisë , Darmstadt, për të ushtruar atje nga dy herë në ditë”, tha Aliu i cili me prejardhje është nga Vushtrria, por jeton dhe vepron në Gjermani. Ndryshe, kjo ndeshje do të jetë kryesorja në këtë eveniment dhe pritet një shikueshmëri prej 5000 vetave. Takimi do jetë 5 raunde nga 3 minuta me rregullat e K1 deri në 75kg.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *