Berat Aliu duel me portugezin, Calado
Menaxherët kanë njoftuar se kosovari, Berat Aliu (+75kg), do të ketë shumë shpejt duelin e tij të ardhshëm në K1.
Ai pra do të ndeshet më 7 tetor të këtij viti me Diogo Calado i cili vjen nga Portugalia. Përballja do të zhvillohet në MHP Arena në Ludwigsburg, në organizimin Enfusion. (A.R.)