Bellew: Tyson Fury nuk është ende gati për të dueluar me mua
June 18, 2018
0 comments
Share

Bellew: Tyson Fury nuk është ende gati për të dueluar me mua

Tony Bellew ka deklaruar se Tyson Fury nuk është ende gati për t’u përballur me të. Jo vetëm kaq, por Bellew ka shtuar se kur do që dy boksierët britanikë të përballen në ring, ai do ta hedhë “KO” ish-kampionin e botës në peshën e rëndë. Fury u rikthye në ring një javë më parë pas 2 vitesh e gjysmë pushim (mundi me KO në raundin e katërt Sefer Seferin), por kjo paraqitje e tij nuk e ka bindur as pak Belleë, që një muaj më parë mundi me “KO teknik” një tjetër ish-kampion bote në poeshën e rënda, David Haye.

Belleë mendon se Fury ka nevojë për më shumë kohë për të zhvilluar duele të mëdha. “Unë e dua shumë këtë sfidë me Tyson. Njerëzit më thonë se jam shumë i shkurtër për të dueluar me Fury, por edhe shumë më i lehtë se ai. Për mua këto nuk kanë shumë rëndësi. E vetmja gjë që ka rëndësi për momentin është se ai nuk është gati për mua. Aktualisht e mund Fury shumë më kollaj se sa munda Haye. Nuk ka shans tjetër për të. Mendoj se Tyson ka nevojë për një duel tjetër para se të duelojë me mua dhe më pas të flasë me Hearn”, tha Bellew.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *