Bellew: Pas Haye do të mund një tjetër kampion bote, Tyson Fury
February 27, 2018
0 comments
Share

Bellew: Pas Haye do të mund një tjetër kampion bote, Tyson Fury

Tony Bellew ka deklaruar  se dëshiron të përballet me një tjetër boksier britanik në verën e këtij viti, me ish-kampionin e botës në peshat e rënda Tyson Fury. Dy boksierët kanë folur mes tyre pak ditë më parë gjatë një eventi boksi në Manchester dhe duket se kanë rënë dakord që të përballen së shpejti. Bellew do të duelojë më 5 maj ndaj një tjetër ish-kampioni bote, David Haye, një revansh mes tyre pas fitores që ai ka arritur në përballjen e parë.

Boksieri britanik Tony Bellew

Por duket se Bellew po mendon për të ardhmen, duke planifikuar një sfidë me Tyson Fury, që nuk duelon prej dy vitesh. Jo vetëm kaq, por ai ka zgjedhur edhe stadiumin ku ta zhvillojë këtë përballje të madhe. “Unë dhe Fury? Pse jo, të dy do të duelojmë në “Old Trafford”, mundësisht që këtë vit. Një natë vere në këtë stadium magjik. Kjo që po them nuk është shaka, është një mundësi reale. Unë mendoj se që të dy ne e duam këtë përballje të madhe”, u shpreh Tony Bellew.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *