Bellew: Nuk kam asgjë për të humbur, ndaj Usyk dueloj për nder
Tony Bellew ka deklaruar sot se rivali i tij i datës 10 nëntor, ukrainasi Oleksandr Usyk, është një boksierët më të shkëlqyer aktuaklisht në botë. Por, pavarësisht kësaj, ai shprehet se nuk ka asgjë për të humbur në këtë duel që do të zhvillojë ndaj kampionit të botës në peshën “cruiserweight”. Në Manchester, Usyk do të mbrojë 4 titujt kampionë bote ndaj britanikut Bellew, në një përballje që konsiderohet e fortë mes dy boksierësh me peshë.
“Nëse e mund këtë tipin, atëherë do të jem njeriu më i lumtur në botë, pasi do të kem arritur gjithçka të mundshme në karrierën time. Nuk kam asgjë për të humbur nga kjo ndeshje, asnjë titull. Nuk ndjej presion, ndaj dueloj i qetë dhe me objektivin për t’u shpallur kampion. Usyk ka 4 tituj dhe do të duelojë për t’i mbrojtur ato. Deri më tani ai ka dueluar me boksierë të lehtë, por ndaj meje ka për të vuajtur shumë. Të dy mund ta fitojmë këtë sfidë”, tha Bellew.