Bellew: Nëse dueloj ndaj Usyk, kjo do të jetë sfida ime e fundit në ring
August 1, 2018
0 comments
Share

Bellew: Nëse dueloj ndaj Usyk, kjo do të jetë sfida ime e fundit në ring

Tony Bellew ka deklaruar se do të duelojë dhe do të triumfojë ndaj Oleksandr Usyk, por ai beson se pas kësaj sfide do të tërhiqet, pasi nuk do të jetë më i njëjti për shkak të dëmtimeve që mund të pësojë. Promotori dhe menaxheri Eddie Hearn ka thënë se është duke diskutuar për të zhvilluar një duel në peshën “cruiserweight” mes Bellew dhe Usyk, që mban titullin kampion bote në këtë peshë, në 4 kategori. Objektivi i boksierit ukrainas është që të kalojë në peshën e rëndë dhe të duelojë me kampionin e kësaj peshe Anthony Joshua, por Bellew ka deklaruar se një duel ndaj tij do të ishte një hap i rëndësishëm për ukrainasin drejt kategorisë tjetër.

Në karrierën time si boksier në ring kam kaluar shumë situata dhe përjetuar skenarë të ndryshëm. Unë kam shumë respekt për të, jam stërvitur me Usyk kur kemi qenë amatorë dhe ai është një mjeshtër. Ai është një makth për mua, është i gjatë, një mëngjërash i fortë dhe me shumë aftësi dhe që punon fort me këmbët. Por ju them një gjë. Nëse dueloj me Oleksandr Usyk ajo do të jetë sfida ime e fundit, pasi mund të përjetoj disa dëmtime serioze. Nëse dueloj ndaj Tyson Fury, atëherë mund të zhvilloj edhe një duel tjetër, pasi Fury e mund me shumë lehtësiE di se për çfarë po flas, në çfarë telashesh po hyj, pasi kjo është një përballje e rrezikshme për mua”, tha Bellew.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *