Bellew: Jam gati për Haye, do ta mposht edhe në revansh
Boksieri Tony Bellew ka rihapur debatet në prag të revanshit që britaniku do të zhvillojë me patriotin e tij David Haye më 11 nëntor, sfidë që do të organizohet në “O2 Arena” të Londrës. Bellew, që e fitoi edhe përballjen e parë mes tyre, ka thënë se Haye është një “thes rëre, të cilin ai do ta hedhë sërish në tapet, duke e goditur fort në fytyrë”. Sfida e parë e zhvilluar 7 muaj më parë (në mars), u fitua nga Bellew me “KO teknik” në raundin e 11-të, me Haye që u dëmtua në “thembrën e Akilit”. Pas disa muajsh bisedimesh, palët janë dakord që të zhvillojnë edhe një përballje të dytë mes tyre.
“Haye nuk është në gjendje të më përballojë. Madje nuk ka as kurajo që të më shohë në fytyrë. Ai më urren në çdo mënyrë dhe nuke pranon që unë jam në një nivel më të lartë se ai”, u shpreh Tony Bellew, që vijon përgatitjen për këtë sfidë të peshave të rënda në boks. Më tej, Belleë, ish-kampion bote në peshën super të mesme dhe që më pas vendosi të kalojë në peshën e rëndë, shtoi: “Ai është si një vazo, që do të thohet menjëherë sapo unë ta godas në fytyrë”, u shpreh britaniku, që parashikon një tjetër fitore ndaj Haye, ashtu si e para, me “KO”.