Bellew i sigurt për fitoren edhe në revansh, replikon Haye: Nuk ka një herë të dytë
February 22, 2018
0 comments
Share

Bellew i sigurt për fitoren edhe në revansh, replikon Haye: Nuk ka një herë të dytë

Pasditen e sotme, në Londër, ku dhe do të zhvillohet revanshi mes dy boksierëve britanikë, është zhvilluar konferenca e shtypit mes David Haye dhe Tony Bellew, që më 5 maj do të kryqëzojnë sërish dorezat, në stadiumin “O2 Arena”. Dhe menjëherë nuk kanë munguar debatet e polemikat mes dy boksierëve, me Bellew, fitues i sfidës së parë, që ka qenë më aktiv para gazetarëve. “David duket i përulur. E ka humbur duelin pa nisur mirë”, tha Bellew, që fitoi me “KO teknik” sfidën e parë mes tyre. “Të kam ndjekur dhe studiuar gjithnjë, fitorja ime herën e parë nuk ka qenë rastësi. E di se çfarë Haye bën kur është nën presion. E vetmja gjë që nuk di është se çfarë bën kur është i dëmtuar. Edhe këtë revansh e ka të humbur, të mos shpresojë se do të shkojë në raundin e 12-të”, tha Bellew.

Shifrat e dy boksiereve britanike Bellew dhe Haye

Nuk ka munguar replika e Haye, ish-kampion bote në peshat e rënda, që tha: “Një herë më gjunjëzove, më munde, valëvite flamurin e fitores… Besoj se je i lumtur. Të lejova një herë të më mundësh, por nuk ka një herë të dytë”, tha Haye, që në sfidën e parë u dëmtua në “Thembrën e Akilit” dhe u operua. Britaniku u dëmtua edhe pak kohë para revanshit, që fillimisht ishte planifikuar për në dhjetor, por u shty për në maj, pasi Haye u dëmtua në krahun e djathtë gjatë stërvitjes. “Ajo kohë ka kaluar. Ndihem mirë, i karikuar dhe gati për ta shkarkuar te Tony të gjithë këtë energji që kam akumuluar, ashtu si në kohët e vjetra. Po të mos isha kaq i karikuar, nuk do ta kisha pranuar këtë revansh, ndaj i them të ruhet. Tani është koha ime për të festuar dhe do të shohësh të qeshurën time pas fitores”, tha David Haye.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *