Bellew: Do t’i jap fund karrierës së David Haye
October 2, 2017
0 comments
Share

Bellew: Do t’i jap fund karrierës së David Haye

Më 17 dhjetor, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës do të zhvillohet revanshi i peshave të rënda në boks mes boksierëve britanike Tony Bellew dhe David Haye. Në sfidën e parë, të zhvilluar në mars të këtij viti, Bellew fitoi ndaj ish-kampionit të botës në peshat e rënda me “KO teknik” në raundin e 11-të. Haye u dëmtua në “Thembrën e Akilit” dhe u operua, por tashmë është gati për t’u rikthyer në ring për t’u hakmarrë për atë humbje. Por Bellew nuk i trembet sfidës, madje shprehet optimist dhe kërcënon patriotin e tij: “Do ta fitoj edhe revanshin, madje kjo sfidë do t’i japë fund karrierës së Haye”, u shpreh Tony Bellew për mediat britanike.

Haye dhe Bellew pa duelit te pare

Bellew është ish-kampion bote në peshën “cruiserweight” në kategorinë WBC dhe kjo do të jetë sfida e dytë në peshat e rënda, ku synon të bëjë një tjetër rrugëtim të lavdishëm drejt titullit. “Unë besoj se mund të bëj të njëjtën gjë edhe në peshën e rëndë, të shpallem kampion bote. Kjo periudhë ka qenë e mirë, pasi jam stërvitur dhe po përgatitem për të mposhtur sërish Haye. Por e ardhmja do të rezervojë të tjera ngjarje të mëdha për mua, pasi vitin tjetër synoj titullin kampion edhe në peshat e rënda”, u shpreh boksieri Tony Bellew, që në 2018-n synon një tjetër sfidë britanikësh, këtë herë me kampionin e botës të kësaj peshe, Anthony Joshua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *