Bejtullahu dhe Zhelkoviç gati për spektaklin në Tetovë
July 24, 2019
0 comments
Share

Bejtullahu dhe Zhelkoviç gati për spektaklin në Tetovë

 

Ka përfunduar me sukses matja zyrtare e luftëtarëve që do të përballen të enjten në sheshin “Iliria” në Tetovë ku do të zhvillohet një galla mbrëmje që është nën kuadër të “Vera e kultures tetovare 2019”. Të sakt në matje kanë qene edhe dy aktorët kryesor të mbrëmjes Amet Bejtullahu i cili kthehet pas 17 viteve në ring dhe serbit profesionist, Jovan Zhelkovic.

Të dy luftëtarët në konferencën për shtyp që u zhvillua në Komunën e Tetovës u shprehën se respektojnë kundërshtarin mirëpo të dy paralajmrojnë fitore. Kjo është një garanci se do presin një përballje mjaft interesante ku besojm edhe publiku do ndahet i kënaqur. Ndryshe, cekim se në këtë mbrëmje do të paraqiten edhe kikbokserat shqiptar, Ajdin Bejtullah i cili do ndeshet me Flamur Ismaili.

Albin Pajaziti kundër Elmaz Rakipit, mandej Armin Misimi ndaj Mentor Rexhepi, Musnet Ferati kundër Serhan Xhaferovski dhe Alirami Ramadani kundër Burim Rifati. Në program janë edhe disa lufta tjera. Cekim se ky aktivitet sportiv do të filloj nga ora 20:00.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *