Befason Nunes
Më 11 maj të këtij viti, në Curitiba të Brazilit do të zhvillohet eventi UFC-237, që mund të jetë i fundit për kampionen e dyfishtë të botës në artet marciale mikse Amanda Nunes. Kjo e fundit mban titujt kampionë bote në peshën “bantamweight” (pesha 52-54kg) dhe “featherweight” (pesha 61-66kg), duke qenë sportistja e parë femër që arrin ta realizojë këtë gjë.
Nunes , në duelin e saj të radhës, do të mbrojë titullin e peshës “bantamweight”, por kjo mund të jetë sfida e saj e fundit në kafaz. Dhe titullin pritet ta mbrojë në duelin ndaj ish-kampiones së botës së këtij Divizioni, Holly Holm. “Ajo është kampionia e vetme ndaj së cilës nuk jam përballur ende. Ndaj do të ishte diçka e bukur nëse do të dueloja ndaj saj në UFC-237”, tha Nunes.
“Jam e lumtur që do të rikthehem në Brazil, në vendlindjen time, ku do të mbrojt titullin kampion. Ndoshta mund të tërhiqem pas kësaj sfide, duke e mbyllur si kampione e dyfishtë e botës. Nuk më tremb asdpak sfida ndaj Holm, pasi duke parë sportistet më të mira të kësaj peshe ajo është e vetmja me të cilën nuk jam përballur”, tha Nunes, 30 vjeçe, 17 fitore e 4 humbje në artet marciale mikse.