Befason Mayweather: McGregor është favorit
August 12, 2017
0 comments
Share

Befason Mayweather: McGregor është favorit

Ish-kampioni i botës në boks, Floyd Mayweather ka zbuluar arsyet pse mendon se kampion i UFC-së, Conor McGregor është favorit në ndeshjen e tyre në Las Vegas.

Irlandezi dhe amerikani do të ndeshen më 26 gusht dhe secili mund të fitojë deri në 100 milionë dollarë.

“Kur më shikoni mua dhe McGregorin, ai është më i gjatë se unë dhe ka krah më të gjata. Ai është shumë më i ri se unë”.

“Unë po shkoj në të dyzetat dhe ka kohë që nuk kam pasur ndonjë përballje. Pra, nëse ju vendosni të gjitha këto në letër, fakte ju dërgojnë në atë se irlandezi është favorit”, tha Mayweather.

Përgjigja e amerikanit befasoi të gjithë, por më pas ka shpjeguar deklaratën duke thënë se në fund të fundit ai është profesionist, por kjo nuk do të thotë se nuk do të mund ta mposht McGregorin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *