Bastexhinjtë të sigurtë, do të ketë një tjetër sfidë Mayweather-McGregor
August 29, 2017
0 comments
Share

Bastexhinjtë të sigurtë, do të ketë një tjetër sfidë Mayweather-McGregor

Pa u mbyllur mirë jehona e duelit të 26 gushtit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor dhe bastexhinjtë kanë çelur bastet e para se dy sportistët do të zhvillojnë edhe një duel të dytë mes tyre. Mediat amerikane raportojnë se kanë nisur që tani të vihen bastet e para edhe pse në shifra të ulta, për një revansh mes Mayweather e McGregor. Boksieri amerikan fitoi ndaj kampionit irlandez të UFC-së me “KO teknik” në raundin e 10-të në sfidën e parë, një përballje që gjeneroi gati 1 miliardë dollarë të ardhura dhe që u ndoq anembanë botës.

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor ne duelin e 26 gushtit

Pikërisht “rrëmuja” që krijoi kjo sfidë, që përfshiu të gjithë botën, ka bërë që bastexhinjtë të mendojnë se do të ketë një tjetër përballje mes dy kampionëve të sporteve luftarake. Mayweather deklaroi se kjo ishte sfida e tij e fundit, pasi vendosi rekordin e 50 fitoreve dhe asnjë humbje, ndërsa për McGregor ky ishte debutimi në boks dhe fansat e presin me padurim ta shohin sërish në kafaz.

Ja si shkoi sfida e pare mes Mayweather dhe McGregor

Maywather arkëtoi nga kjo përballje 350 milionë dollarë, ndërsa McGregor 100 milionë, ndaj dy sportistët mund të realizojnë një tjetër sfidë të tillë përrallore. Duket se për të realizuar revanshin duhet bindur Mayweather, që u tërhoq një herë dy vite më parë, por u rikthye vetëm për këtë duel me irlandezin. Por përballë një tjetër fitimi ëndrrash, boksieri amerikan mund të rikthehet sërish, Conor po e pret…

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *