Bardhyli edhe pse u disfalifikua, ai është fitues
May 14, 2018
0 comments
Share

Bardhyli edhe pse u disfalifikua, ai është fitues

Bardhyl Gashi gjatë fundjavës u paraqit në një eveniment të madh të sporteve luftarake që u zhvillua në Heilbronner Kolbenschmidt Arena. Kosovari edhe pse ishte më i mirë në çdo pjesë të luftës, në raundin e tret i njëjti i disfalifikua pasi sipas gjyqtarëve e ka goditur me refleks kundërshtarin e tij Admir Hamidoviç . Gashi pas ndeshjes ishte shumë i mërzitur rreth këtij vendimi dhe assesi nuk mundej të pajtohej andaj ai po kërkon edhe drejtësinë. “Të dielën arrita ta bëj një ndeshje shumë të fort dhe shumë emocionuese, pasi n palestër kishte mbi 4000 shikues. Në çdo rund isha më i mirë se kundërshtari im dhe kisha epërsi t madhe me pik, por fatkeqësisht më disfalifikuan pasi e godita në refleks kundërshtarin dhe i njëjti ra ne tokë. Ai e shfrytëzoj këtë rast dhe nuk u zgjua më. Sido që të jetë falënderoj të gjithë që më përkrahën si dhe familjen, e në veçanti gruan time Floriana Koci që më frymëzon çdo dit dhe pa atë nuk do isha kur aty ku jam sot”, tha Gashi për “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *