Bardhyl Gashi pret fitore në Heilbron
April 24, 2018
0 comments
Share

Bardhyl Gashi pret fitore në Heilbron

Bardhyl Gashi, kikboksieri i mirënjohur kosovar, po përgatitet maksimalisht për duelin e tij të ardhshëm që e pret më 12 maj në Heilbron të Gjermanisë. Ai pas fitores me KO që pati para 1 muajve në Zvicër për asnjë moment nuk i ndaloi përgatitjet dhe ai për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” tha se do të bëjë çmos që të vazhdoj me triumfet.

“Jam duke u përgatit maksimalisht për këtë duel, dhe po punoj maksimalisht në klubin tim së bashku me trajnerët dhe shokët e mi që i kam në klub. Përveç ushtrimeve tekniko taktike po punoj shumë edhe në aspektin fizik. Po ndihem mirë dhe besoj se më 12 Maj do të dal triumfues”, deklaroi Gashi, i cili edhe kësaj radhe do të del me plis të bardhë në ring, ndërkohë që ai na njofton se pas ndeshjes do të udhëtoj drejt Kosovës ku edhe ndihet më së miri.

“Kur vi në vendin tim, jam i relaksuar maksimalisht sepse atje i kam të gjithë. Por kësaj radhe kam edhe një rast special ku do jem edhe mysafir në një televizion kosovar si KTV-ja ku do paraqes sukseset e mija”, tha Bardhyl Gashi.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *