Bardh Musliu nuk di për humbje, mposht edhe boshnjakun
Bardh Musliu i cili me prejardhje është nga Prizreni por që jeton dhe ushtron në Vjenë të Austrisë, gjatë fundjavës ka arritur triumfin e pestë në boksin profesionist kurse viktima e tij ishte boshnjaku, Nermin Pozderoviç të cilin e detyroi në raundin e tretë të ndërpres ndeshjen.
Me suksesin e arritur ka qen shumë i kënaqur Musliu dhe pret deri në fund të vitit të zhvilloj më së paku edhe një ndeshje. “Jam i gëzuar që arrita para kohe të përfundoi ndeshjen dhe për këtë falënderoi edhe stafin e trajnerëve që po japin maksimumin që unë të përgatitem maksimalisht. Deri në fund të vitit pres edhe ndonjë ndeshje dhe besoj se do arrij sërish triumf”, tha Musliu për agjencionin për sporte luftarake “ArenaRing”.
Ndryshe, cekim se ky djalosh në boksin profesionist deri më tani ka 5 lufta ku prej tyre të gjitha i ka fitore.