Bani Tulleci kthehet pas 2 viteve pauzë
September 13, 2017
0 comments
Share

Bani Tulleci kthehet pas 2 viteve pauzë

Kikbokseri me prejardhje nga Peja por që vepron dhe jeton në Zvicër, Bani Tulleci,pas dy viteve pauzë po kthehet në këtë sport edhe atë me 23 shtator, kur edhe do të ngjitet në ring në evenimentin që do të zhvillohet në Zvicër, “Fight Night”, e në të cilën do të ndeshen edhe shumë luftëtar të njohshëm nga sporti i Kikboksit.

Tulleci për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ka njoftuar se përgatitjet për këtë duel i ka zhvilluar në klubin e tij, Fightindustry. “Pas dy viteve pauzë po i kthehem një ndeshjeje të kikboksit dhe për mua kjo është sikur të filloj nje jete te re. Jam i gëzuar dhe për këtë kam ushtruar maksimalisht kohën e fundit me trajnerët e klubit. Për kundërshtar do të kem një grek dhe dua që ta mposhti para kohe”, tha djaloshi i cili me këtë sport merret qe gjashtë vite.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *