“Bakis Fight Club” nxjerr edhe 3 kampion bote – WFMC
October 24, 2019
0 comments
Share

“Bakis Fight Club” nxjerr edhe 3 kampion bote – WFMC

Më 18-20 tetor në Gjermani u zhvillua kampionati botëror në federatën amatore WFMC. Në këtë eveniment u paraqiten edhe dy shqiptar dhe një gjermane që mbrojnë ngjyrat e klubit shqiptar “Bakis Fight Club” dhe po të njëjtit arritën rezultate madhore duke u bërë edhe kampiona bote. Tek junioret me medalje arri u stolis, Musa Avdiu (K-1, – 45 kg junior), duke fituar kështu favoritin nga Holanda me 3:0. Mandej ishte i suksesshëm edhe ndaj kundërshtarit nga Polonia dhe në finale për 30 sekonda me KO mposhti sllovakun.

Poashtu edhe Endrina Mirena (Cadet, 60 kg) fitoi bindshëm kundërshtaret nga  Holanda e Franca 3:0. Cekim se Endrina startoi edhe ne Kategorie “Formen Korean  Hardstyle” ne një grup shumë te fort dhe fiton bindshëm. Dhe e treta që fitoj arri ishte Nina Nasshoven ( 65k,g senior K-1). Ajo në gjysmëfinale fiton bindshëm  kundërshtaren gjermane kurse në finale Holandezën. Me suksesin e arritur kanë qenë të kënaqur shumë stafi teknik i klubit ku edhe premtuan se nuk do të ndalen këtu, pasi deri në fund të vitit e presin edhe disa aktivitete në vend dhe jashtë saj.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *