Bajoku, boksieri më i mirë i turneut ‘Adem Jashari’
Përfundoi turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” në boks, që u mbajt për dy ditë rresht në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Boksieri më i mirë u shpall Shpëtim Bajoku, anëtar i kombëtares së Kosovës, ndërsa tekniku më i mirë Kiwan Rami, kurse çifti më luftarak Patriot Behrami dhe Jozef Rrasi, që të dytë nga Kosova, si dhe boksieri më Fair – Play Kirkorov Vensan (Bullgaria).
Boksieri me i mirë i huaj Arjon Kajoshi (Shqipëria) dhe më i miri vendorë Leotrim Rexhepi (Kosova).
Duhet theksuar se u zhvilluan 8 luftëra ku u tregua boks i mirë dhe cilësorë.