Bader i duhen 35 sekonda për t’u shpallur kampion bote
January 28, 2019
0 comments
Share

Bader i duhen 35 sekonda për t’u shpallur kampion bote

Një vit pas startit të Bellator Heavyweights Grand Prix (Çmimit të madh të peshave të rënda), finalja e madhe ka përfunduar pas vetëm 35 sekondave.

Kaq i duheshin Ryan Bader të mposhtte Fedor Emelianenko dhe të bëhej kampioni i parë i dyfishtë në historinë e Bellator.

Ajo që i dha fitoren ishte një e majtë potente në nofullën e luftëtarit rus.

Me këtë triumf në evenimentin kryesor të Bellator 214, kampioni i peshës light-heavyweight fitoi titullin e peshës së rëndë.

“Është e pabesueshme,” shprehet Bader. “Çfarë nate.”

Ai tani i ka fituar pesë ndeshjet e fundit që kur u transferua nga UFC në Bellator.

Ndërkohë që Fador, tashmë 42 vjeç, thuhet se mund të dalë në pension, diçka që konfirmoi vetë disa ditë më parë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *