Babai i Khabib replikon McGregor: Nuk harrojmë asgjë, përgjigjen do e marrësh në kafaz
Pak ditë më parë, Conor McGregor e quajti Abdulmanap Nurmagomedov, babain dhe trajnerin e kampionit të botës Khabib Nurmagomedov, një frikacak. Deklaratë që erdhi një muaj para duelit që dy sportistët e peshës së lehtë do të zhvillojnë në eventin e UFC-229, që zhvillohet më 6 tetor, në Las Vegas.
Babai i kampionit rus ka reaguar pas kësaj deklarate, duke thënë: “Nuk na tremb aspak ai njeri. Por e kujtoj se ne nuk harrojmë asgjë dhe përgjigjen do ta marrë më 6 tetor, në kafaz. Dueli është përpara dhe aty do të mësojë se kush është frikacak”, tha Abdulmanap Nurmagomedov.
Ja çfare tha Conor McGregor per babain e rivalit te tij
Por Abdulmanap Nurmagomedov pranon se kjo përballje është fitimprurëse për djalin e tij. “Kjo sfidë bëhet për parà, për famë, për titullin por mbi të gjitha prë ne ka një vlerë të madhe morale, pasi do të mbyllim përgjithnjë epokën e McGregor. Kështu vendosi UFC-ja dhe ne e respektojmë edhe pse ne dëshironim Tony Ferguson në kafaz”, tha babai i Khabib.