Azret Zeqiri nga Sen Seiu nënkampion i Evropës
September 10, 2017
0 comments
Share

Azret Zeqiri nga Sen Seiu nënkampion i Evropës

Ka përfunduar kampionati evropian në kik boks për të rinj që u zhvillua në Shkup, kurse Maqedonia e ka mbyll pa medalje të artë. Anëtari i klubit Sen Seiu nga Gostivari Azret Zeqiri (-89kg)në disiplinën lajt konktakt u bë nënkampion pasi në finale me rezultatin 3:0 u mposht nga serbi Broçeta. Megjithatë ky është një sukses që duhet përshëndetur. Trajneri i tij, Samir Nuredini, u shpreh i kënaqur me të arriturat. “Sportisti im pati një fitore dhe një humbj

e në këtë eveniment por finalen e zhvilloi me një lëndim që e morri në gjysmëfinale. Unë si trajner i tij, jam shumë i kënaqur nga ky rezultat edhe pse jemi përgatit maksimalisht për të fituar vendin e parë, po ja që ndonjëhëer duhet pak edhe fati të jetë në anën tonë”, tha Nuredini, për portalin për sportë luftarake “ArenaRing”. Ndryshe, ai është shprehur shumë i dëshpëruar nga përkrahja minimale që kanë pasur si nga pushteti ashtu edhe nga afaristët. Por në ditët në vijim do të paraqet edhe këtë problem ekskluzivisht tek ArenaRing.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *