Azize Nimani kthehet për titullin e shtatë gjerman
Bokiserja me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Gjermani, Azize Nimani, ka arritur në mënyrën më të mirë ti kthehet boksit pas lëndimit që pati edhe atë duke triumfuar për herë të shtatë në kampionatin e Gjermanisë në boks. Ajo thotë se ndihet mirë dhe se që është krenare me sukseset e saja, duke ju falënderuar kështu stafit të saj dhe familjes që e kanë mbështet maksimalisht në rikthimin e saj.
“Kam qen për një kohë të gjatë larg palestrës për shkak lëndimit që pësova, mirëpo u ktheva në mënyrën më të mirë dukke fituar titullin e shtatë në kampionatin gjerman që njëkohësisht ky rezultat ma siguron biletën për kampionatin botëror të ardhshëm në fillim të tetorit. Falënderimet e mia më të mëdha shkojnë për familjen time dhe trajnerin Vladimir Pletnev dhe Valentin Silaghi nga Psp Heidelberg, i cili më të mirën nga unë në çdo seancë trajnimi. Shumë faleminderit gjithashtu për të gjithë ekipin Baden-Eürttemberg! Për trajnerët Achim Böhme dhe Vitali Tarasov, si dhe fizioterapist tonë Eleni Cos dhe të gjithë shokët e mi!
Boksi është një sport i vetëm, por ne kryem atje si një super ekip dhe prandaj ne ishim në gjendje të sigurojmë kupën për klubin më të mirë kombëtare . Jam shumë krenare që jam pjesë e këtij ekipi! Tani është koha për tu përgatit maksimalisht për kupën botërore dhe shpresoj edhe atje në rezultat pozitiv”, tha Nimani për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.
Titujt e fituar nga Azize Nimani:
2008: ari 57 kg
2009: ari 54 kg
2010: ari 54 kg
2012: ari 54 kg
2014: ari 54 kg
2018: ari 54 kg
2019: ari 51 kg