Aziz Salihu: Së shpejti do ti zbuloi emrat se kush më mashtroi për banesë?
July 10, 2017
0 comments
Share

Aziz Salihu: Së shpejti do ti zbuloi emrat se kush më mashtroi për banesë?

 Aziz Salihu, kryetar i klubit të boksit Prishtina, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i revoltuar sidomos edhe për banesën që i premtuan, e ende nuk ia siguruan. “Thoshin Azizi i sëmurë, tash jam i shëndoshë, tani eci 12 kilometra në ditë, pse nuk më japin postin si selektor i boksit.

Unë si selektor e arrijë qëllimin dhe çuditem pse nuk i duan njerëz e mëdhenj afër vetes. Por disa sporte i kanë futur familjen e vet në disa federata tjera dhe arrin me korrë suksese, se nuk mundet kush mi penguar.

Në kohën e okupimit, si Kosovë gjithherë kam fituar, ku kam qenë bëra bum, nuk di pse i pengon Azizi tani. Pse Komiteti Olimpik mos ta ketë brenda medalistin.

Para disa muajve nuk kam pas as pagë si duhet, as banesë nuk kam tash e një kohë.  Po ashtu disa  më kanë premtuar banesë e nuk më kanë siguruar ende, por brenda 15 ditëve do të tregoj se kush më ka mashtruar për banesë”, tha Salihu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *