
Aziz Salihu: Besim, duhet me të ardhur marre prej Donjetës
Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu, ka kritikuar Besim Hasanin, kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës. Ai i drejtohet Besim Hasanit me një mesazh të qartë, se boksierja Donjeta Sadiku dhe boksieri Violant Sylejmani, nuk lihen anash, por duhet t’i jepet bursë dhe në kategorizim u deshtë të janë në top 10-sh. “Besim, duhet me të ardhur marre prej Donjetës”, kështu i drejtohet ‘Zizi’ Besim Hasanit.
“Çka mendon KOK-u për sportistë të merituar, a e din me cilin sport u njohur bota? A e din që me klubin e boksit Prishtina u njoh edhe ish Jugosllavia. Domethënë boksi i Kosovës gjithmonë ka qenë numër një në ish Jugosllavi e në botë, kur ishin rreth 25 milionë banorë, sot mos me pasur një boksiere si Donjeta Sadiku e boksierin Violant Sylejmani, këta dy emra janë të vlefshëm, u dashtë të jenë në 10-shen e kategorizimit të sportit.
Këtu shihet se KOK nuk janë sportistë si njerëz, kanë ardhur si pajtonxhi dhe nuk kanë lidhje me sport. Ju lus mos e lini anash Donjetën si e keni lënë anash Aziz Salihun. Me të vërtet marre është se çfarë po bën Komiteti Olimpik. Ata duhet sa më shpejt t’i marrin parasysh boksierët e t’i kanë kushtet e mira siç i kanë të gjithë, mos t’i harrojnë meritat e tyre”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Unë si klub i boksit Prishtina, si kryetar, me kushtet e disa sporteve, jo kampionë, por kampionë botëror kisha nxjerr. Kur dihet sa shumë kam arritur në kohën e okupatorit, dhe gjithherë kam fituar. Po të ishin boksierët që i kisha në kohën e okupimit, sot do të fitonim. I vetmi është një vëlla i imi, ai është Faton Salihu që u bë kampionë Evropian për Maqedoninë. Duhet me u ndërruar kjo garniturë e të vijnë sportistë që janë sportistë dhe jo këta që nuk kanë shikuar as në TV sport.