Azdren Krasniqi do përballet për titull evropian A.F.S.O
November 14, 2019
0 comments
Share

Azdren Krasniqi do përballet për titull evropian A.F.S.O

Kampioni shqiptar, Azdren Krasniqi, më 30 nëntor do të zhvilloj edhe një ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, duke u përball për evropian A.F.S.O në Muay Thai, kurse kundërshtar i tij do të jetë David Pe Laurousse.

Ai thotë se aspak nuk frikësohet pasi dëshiron shumë këtë titull “Ndeshjen e fundit e kam pasur para 3 javëve ku u përballa me Dino Ibrahim ku edhe fitova. Tani do të ndeshem në Muay Thai, disiplinë e re për mua mirëpo e pranova këtë duel pasi kundërshtari dhe titulli janë tërheqës. Do jetë përballje 5 raundesh ku normal në këtë sport përdoren edhe bryllat ku edhe duhet të jem më i kujdesshëm, por do bëj gjithçka që të fitoj përballjen”, tha për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Krasniqi.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *