Avdyl Salihu shpallet menaxher dhe matchmaker i vitit 2019
December 20, 2019
0 comments
Share

Avdyl Salihu shpallet menaxher dhe matchmaker i vitit 2019

Avdyl Salihu është shpallur Menaxher dhe Matchmaker i vitit 2019 nga Federata Profesionale e boksit të Maqedonisë “Pro Boxing Macedonia”. Deri tek ky sukses, Salihu ka arritur me plot meritë, pasi me boksierët e tij si dhe me ndërmjetësimet që ka bërë për ballafaqime boksi u paraqit në shumë evente  të fuqishme si në Gjermani, Zvicër, Itali, si dhe në disa vende të tjera evropiane, ndërkohë që i njëjti ishte edhe aktor kryesor për organizimin e titullit botëror të boksit  WBF.

Sipas Salihut, sivjet ka organizuar 27 ndeshje profesionale si dhe ka përfituar 5 boksier profesional duke shënuar vetëm fitore dhe asnjë humbje, ku veçojmë Arben Shemallarin i cili ka arritur katër triumfe për 5 muaj nën menaxhim të “ArenaRing Management Promotion”. “Jam shumë i gëzuar me këtë shpërblim pasi angazhimi, sakrifica e, streset u shpërblyen me sukses  dhe për këtë e falënderoi njeriun numër një, Darko Catlevski  nga ‘Pro Boxing Macedonia’ i cili nga fillimi më ka besuar dhe mbështetur duke më dhënë licencën e Menaxherit dhe Promotorit, poashtu falënderoi edhe bashkëpunëtorët e mi nga Evropa, ndër ta legjendën e boksit, Muharem Gjocaj si dhe kampionët  Albert Krieziu, Mustaf Kicaj e Ervis Bici. Këta të fundit edhe pse vijnë nga sporti i K1 dhe Muay Thai poashtu kanë ndikuar në zhvillimin tim, pasi një kohë jam marr edhe me kikboks”, thotë Salihu duke shtuar se falënderon edhe familjen e tij si dhe axhallarët,  Aziz Salihu e Faton Salihu  që e kanë mbështetur gjithmonë në konsultime të ndryshme.

 

“Ky profesion kërkon të kesh shumë kontakte dhe raporte të mira me menaxher, matchmaker dhe promotor të ndryshëm  botëror dhe për fat të mirë kam krijuar një grup të mirë dhe bashkëpunimi po shkon siç është më së miri. Sivjet kam pasur 8 ndeshje me boksierët e mi dhe të gjitha i kemi fituar, ndërkohë që kam pasur edhe shumë ndërmjetësime (matchmeking) me boksier evropian ndër ta edhe për titull bote WBF, ku u desh të ndeshet Labinot Xhoxhaj, mirëpo deri tek kjo nuk erdhi pasi erdhi deri tek një lëndim dhe u anulua e njëjta. U ndjeva keq, por boksi kështu e ka, në momentin e fundit mund të anulohen përballjet  dhe e gjithë puna shkon huq”, deklaroi Salihu, i cili ka plane të mëdha në të ardhmen.

 

“Vitin 2020 planifikoj ti organizoj dy gala njërën në Wiesbaden të Gjermanisë kurse tjetrën në Kosovë ku do të zhvillohen nga 10 ndeshje profesionale ndërkohë që planifikoj me boksierin tim, Arben Shemallari ti bëj ndeshje për titull. Poashtu së bashku me Darko Catlevski kemi planifikuar që vitin 2020 të zhvillojmë shumë aktivitete në Maqedoni, ndër tjera do të bëjmë disa filtrime për të angazhuar boksier të ri në boksin profesionist, normal ata që e meritojnë dhe kanë kualitet”.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *