Avdyl Salihu: Ja cilat metoda i duhen sportistëve për arritjen e rezultateve gjigante
April 9, 2017
0 comments
Share

Avdyl Salihu: Ja cilat metoda i duhen sportistëve për arritjen e rezultateve gjigante

Profesori i edukatës fizike dhe trajneri i njohur i mundjes, Avdyl Salihu, në opinionin e tij ka treguar gjërat kryesore që i nevojiten një sportisti në mënyrë që ai të arrijë rezultate të mëdha evropiane dhe botërore.

Përgatitja e një sportisti junior – senior për një aktivitet të rëndësishëm siç janë garat evropiane, botërore dhe ato olimpike, kërkon një plan program të detajuar nga grupi punues që do të punoj me vetë individin, apo sportistin e përzgjedhur. Në këtë grup duhet medoemos, përveç trajnerit amë dhe atij të reprezentacionit, të kemi mbështetje edhe nga Psikologu sportiv, trajneri kondicional, mjeku sportiv, fizioterapisti, nutricisti dhe mbështetësi financiar. Dikush do të pyeste pse gjithë këta persona kur mund të gjithë barrën të mbaj trajneri, ashtu siç praktikojnë disa klube, po ja që rezultatet e larta mungojnë. Por do shkojmë me radhë.

Trajneri

Sportisti për të arritur rezultate kulmore, medoemos duhet pranë vetës të ketë një trajner me përvojë e të arsimuar me edukatën fizike. Trajneri duhet të luaj ndonjëherë edhe rolin e prindit, për tu futur sa më lehtë në karakterin e çdo sportisti dhe për të gjetur dobësitë dhe dobitë. Ai duhet të jetë i respektuar dhe me vlera të mëdha, komunikues dhe profesionist i vërtet.

Psikologu sportiv

Psikologu ndikon shumë tek një sportist sidomos në momente kur të njëjtin e kaplojnë krizat sportive. Mandej, psikologu ndikon shumë edhe në motivimin dhe disiplinën në sport andaj jo- rastësisht ekipet e mëdha nuk mund te paramendojnë të zhvillojnë sport pa këtë degë.

Trajneri kondicional

Trajneri kondicional, poashtu ka vëmendje të madhe në sport, pasi duhet pranuar se pa përgatitje fizike nuk mund të arrijmë rezultate në asnjë sport. Ushtrimet nga kjo lëmi dinë shpesh herë të jenë edhe monotone dhe të mundimshme për studentët, prandaj ekzistojnë metoda të ndryshme pune që nëpërmjet veglave dhe pajisjeve e gjitha të duket si zbavitje me intensitet të shtuar e që e njëjta ndikon në realizimin e qëllimeve, kurse qëllimi dihet zhvillimi i trupit për ngarkesat që e presin si në garat vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Fizioterapeuti

Sistemi kërcor-muskulor në zhvillim nën ndikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm është i nënshtruar deformimeve të ndryshme por edhe lëndimeve gjatë procesit stërvitor dhe atij garues. Kështu aplikohen ushtrime speciale që sipas përmbajtjes i janë përshtatur çdo sportisti, gjatë së cilës forcohen grupe të caktuara muskulore. Fizioterapeuti poashtu duhet të jetë i afërt me çdo sportist që e kontrollon duke i riaftësuar ata për ngarkesat që e presin.

Mjeku sportiv

Mjeku sportiv ka shumë ndikim në kontrollin e shëndetit të çdo sportisti. Ai duhet gjithnjë të ketë pasqyre rreth lëndimeve të mundshme, shërimit si dhe zbulimin e mungesave të vitaminave dhe proteinave të vet sportistit. Nëpërmjet tij, udhëzohet garuesi deri tek Nutricisti, i cili merret me detajet më të imta të të ushqyerit të drejtë të një sportisti.

Nutricisti sportiv

Përgatitja e një sportisti për një eveniment sportiv, patjetër duhet ti jepet rëndësi edhe ushqimit. Kështu, për këtë kujdeset nutricisti i cili varësisht prej kontrollit mjekësor dhe analizave të dala, kryesisht nga gjaku, të njëjtin e furnizon me ushqim të pasur me proteina, fibra e vitamine. Qëllimi është që sportisti të përmbush gjithë kërkesat që i nevojiten një trupi të shëndosh, madje edhe të rikuperohet shpejtë pas stërvitjeve intensive që do i ketë vazhdimisht. Duhet cekur se një sportist kur bën ushtrime ai djeg shumë proteina dhe vitamine nga trupi, kështu që të njëjtat duhet plotësuar gjithnjë nëse dëshirojmë rezultate kulmore.

Përkrahja financiare

Asgjë nuk do ishte e realizueshme që i kemi potencuar me lartë nëse nuk do të kemi përkrahje financiare që do mbështetni çdo aktivitet si dhe personat profesionist që kujdesen për vetë sportistin. Këtu kemi mbështetës institucional që do ishte më e mirë për çdo garues dhe mbështetja nga afaristët e ndryshëm. Çdo sportist ka nevojë që sa më shumë të merr pjesë në gara të ndryshme, pasi ashtu përfiton përvojën, i njeh garuesit më lehtë dhe gjithnjë testohet për garat e mëdha që e presin si ato evropiane, botërore dhe olimpike.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *