Asnjë boksier shqiptar në listën “Forbes”, Joshua Kampion
May 17, 2018
0 comments
Share

Asnjë boksier shqiptar në listën “Forbes”, Joshua Kampion

Revista e njohur financiare “Forbes” ka publikuar renditjen e të ardhurave që boksierët kanë fituar përgjatë një viti nga duelet e zhvilluara dhe në krye të saj është ngjitur britaniku Anthony Joshua. Britaniku, falë triumfit ndaj Joseph Parker arkëtoi plot 25 milionë dollarë, duke kapur kreun, ndërsa në vendin e dytë ndodhet kazaku Gennady Golovkin, që gjithashtu ka fituar një pozicion në renditje.

Ai që ka lëshuar kreun është meksikani Saul “Canelo” Alvarez, që tashmë renditet i treti, pasi këtë vit nuk ka zhvilluar asnjë sfidë, pas skandalit doping. Në vendin e katërt ndodhet ukrainasi Vasil Lomachenko, që këtë pozicion kishte edhe më parë, ndërsa në vendin e pestë është ngjitur amerikani Deontay Wilder.

Renditja e “Top-10” boksierëve që kanë fituar më shumë

1-Anthony Joshua

2-Gennady Golovkin

3-Saul “Canelo” Alvarez”

4-Vasil Lomachenko

5-Deontay Wilder

6-Errol Spence

7-Terence Crawford

8-Sergey Kovalev

9-Daniel Jacobs

10-Mikey Garcia

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *