Artan Aliu në Shkup do të mbroj titullin
April 13, 2017
0 comments
Share

Artan Aliu në Shkup do të mbroj titullin

Kampioni Aktual ne Kikboks, Artan Aliu (67kg), më 14 maj do të mundohet të mbroj titullin kampion shteti,aktivitet ky që do të zhvillohet në Shkup. Aliu, tha se ndihet shumë mirë pas lëndimit që pati në dorë, andaj edhe ka filluar maksimalisht të përgatitet.

“Dëmtimin që e pata, tani është pjesë e kaluar e imja. Tani përgatitjet po i zhvilloj në Ohër në natyrë dhe në palestër, ku mendoj se jam i përgatitur mirë dhe me qetësi po e pres kampionatin”, deklaroi për “ArenaRing”, Aliu. Ndryshe, cekim se Artani me sukses po paraqitet edhe nëpër turne të ndryshme jashtë vendit, ku shpesh edhe kthehet në vendlindje me fitore. Ai shtoi se përhaje të madhe ka nga familja, pasi vet do ta kishte të vështire.

“Kam përkrahje maksimale nga i ati im, por edhe nga kasherit që njëherit kjo edhe më motivon maksimum që të stërvis dhe nuk e kam plan të ndalem deri sa të ngjitem në piedestalin më të lartë”, tha Aliu. Ndryshe, cekim se ky djalosh deri tani ka fituar dy herë titullin kampion i Maqedonisë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *