Arta dhe binjakët Joni e Janina shkojnë në Beograd për të fituar
April 26, 2018
0 comments
Share

Arta dhe binjakët Joni e Janina shkojnë në Beograd për të fituar

Nga 27 – 29 prilli në Beograd do të zhvillohet kampionati Ballkanik për pionier ku do merr pjesë edhe reprezentacioni i Maqedonisë, ku ndër ta do jenë edhe tre talent të mëdhenj, anëtar të KK Keiks nga Shkupi: Arta Bushi dhe binjakët Jon e Janina Dardhishta. Trajneri i klubit, Elvir Kurtanoviç për ArenaRing tha se garuesit e tij ndihen mirë dhe se pret suksese. “Me këta garues kemi punuar maksimalisht gjatë periudhës së fundit, andaj pres të japin maksimum dhe të tregojnë atë që e kemi ushtruar gjatë stërvitjeve. Por poashtu për ne nuk do jetë befasuese edhe nëse fitojmë medalje sepse e meritojnë. Këta janë e ardhmja jonë. Stafi teknik i KK Keiks di të zbuloj kualitetin, prandaj kemi edhe plane afatgjatë”, tha Kurtanoviç.

Ndryshe, të premten në tatami do të paraqitet Joni, kurse një dit pas edhe motra e tij, Janina. Në ditën e fundit Arta Bushi pritet të jep maksimumin nga vetja. Ajo para nisjes për në Beograd tha se në Serbi shkon për të fituar. “Jam përgatit për këtë kampionat shumë, ku edhe kam humbur shumë peshë. Synoj medaljen dhe këtë dua ta arrij”, tha Bushi. Nga ana tjëtër, edhe Janina u shpreh optimiste.

“Kualitetin tim e tregova në kampionatin e Maqedonisë ku u ngjita në piedestalin më të lartë. Në Beograd e di se do ta kem më vështirë sepse aty do jenë garuesit më të mirë të Ballkanit, por unë do bëj çmos që sërish të fitoj medalje”, pohoi talentja shqiptare. Në fund Joni u shpreh shkurtë, “Do luftoj deri në fund për të treguar sukses”. Në Beograd garuesit do ti udhëhiq trajneri ndihmës Samir Kurtanoviç, i cili fatkeqësisht nuk u fut në reprezentacionin e Maqedonisë edhe pse tre garues janë në përfaqësuese.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *