
Arta Bushi premton medalje nga Kampionati ballkanik
Kampionia e dyfishtë e Maqedonisë, Arta Bushi, (-50kg) sot ka mbërritur në Stamboll të Turqisë ku nesër do të ketë paraqitjen e parë në kumite, në kampionatin ballkanik që po zhvillohet në këtë vend. Ajo poashtu të shtunën do të ketë edhe një paraqitje në tatami pasi do të garoj në Kata. Arta para nisjes për në Turqi premtoj se kësaj radhe do të jep maksimumin që të kthehet me medalje.
“Vjet në Beograd isha afër medaljes por nuk arrita ta marr, por kësaj radhe do jem me më shumë përvojë por edhe e përgatitur dhe e motivuar maksimalisht andaj edhe jam optimiste e madhe se pa medalje nuk do të kthehem”, deklaroi Bushi.
Ndryshe, cekim se Arta ka disa vite që merret me sportin e karatesë dhe ka qenë shumë e suksesshme në shumë turne vendore dhe ndërkombëtare që është paraqit andaj edhe në Stamboll pritet që ajo të bëj diç më tepër.