Arta Bushi luftëtarja qe sivjet prej medalje ballkanike
April 19, 2017
0 comments
Share

Arta Bushi luftëtarja qe sivjet prej medalje ballkanike

Karateistja luftarake, Arta Bushi, po i zhvillon përgatitet e fundit para kampionatit të Maqedonisë që në fund të muajit do të zhvillohet në Shkup. Anëtarja e KK Forca thotë se ndihet mirë andaj pret edhe sukses.

“Mendoj se në kampionat do të arrij të fitoj medalje të artë me çka do të marr vizën edhe për kampionatin ballkanik që sivjet zhvillohet në Stamboll”, thotë Bushi, duke shtuar, se për këto dy aktivitet po i zhvillon përgatitjet me trajnerin e saj, Muharem Imeri.

“Po punojmë maksimalisht vetëm për të arritur qëllimin tonë. Falënderoj trajnerin dhe familjen që po më mbështetin”, tha Bushi. Ndryshe, talentja shqiptare në karrierën e saj ka shumë medalje ndërkombëtare dhe e njëjta është e respektuar kudo që paraqitet.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *