Arta Bushi dhe Janina Dardhishta kampione të Maqedonisë
March 31, 2018
0 comments
Share

Arta Bushi dhe Janina Dardhishta kampione të Maqedonisë

Sot në Kavadarci u zhvillua kampionati i Maqedonisë për pioner ne karate ku edhe garuesit varësisht prej rezultatit kanë nxjer vizën për kampionatin ballkanik që zhvillohet muajin e ardhshëm në Beograd.

Kështu, anëtaret e KK Keiks nga Shkupi, Arta Bushi dhe Janina Dardhishta me plot kuptimin e fjalës kanë shkëlqyr në këtë garë duke arritur në piedestalin më të lartë. Të dyjat deri tek suksesi erdhën pasi fituan nga tre kundërshtaret e tyre pa problem të mëdha. Me rezultatin e kënaqur ka qen edhe trajneri I tyre Elvir Kurtanoviq i cili tha se ky rezultat erdhi pas punës së madhe që ka bo më garuesit e tij në dy muajt e kaluar. Nga ana tjetër, Arta u shpreh se suksesi prêt tani edhe nga ballkanikja.

“Jam shumë e gëzuar që u bëra kampione dhe meritë ka edhe trajneri por edhe familja ime që më qëndron pas. Tani nuk do ndalem me ushtrime pasi pres me padurim edhe kampionatin Ballkanik ku pres medalje të artë”, u shpreh Bushi. Poashtu, shumë e gëzuar ka qen edhe Janina e cila nuk mundi ti fsheh aspak emocionet edhe para mamit te vet, Shkodrane Dardhishta e cila në të kaluarën poashtu një karateiste e suksesshme. “Jam shumë e gëzuar me këtë sukses timin dhe kjo po më bën krenare para familjes sime por edhe para trajnerit. Falinderit të gjithevë që më mbështetën”, pohoi Dardhishta.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *