Arsim Kryeziu një emër i respektuar në Francë
August 3, 2017
0 comments
Share

Arsim Kryeziu një emër i respektuar në Francë

Arsim Kryeziu është një trajner i respektuar në Francë i cili me klubin që e drejton po dridh ringjet e këtij vendi. Ai për një jetë më të mirë vendosi që në vitin 2002 të shkoj në Francë ku ku edhe mënjeher angazhohet tek Klubi i boksit Boxing Club – Chalaal 27 –Evreux. Ai momentalisht ka 20 boksier amator dhe 2 profesional.

“Prej vitit 2002 kam ardhur në France e përpara kam qen boksier i IMK-Çeliku nga Ferizaj tash Kastrioti dhe prej vitit 1994 deri 1999. Pasi erdha këtu u angazhova menjëherë në klubin Chalaal ku edhe sot jam trajner kryesor. Jam shumë i kënaqur nga puna ime, pasi deri më tani kam nxjerr shumë kampiona. Momentalisht i kam 20 boksier amator dhe dy Profesional. Një nxënës i imi ka qen dy herë kampion i Francës në -91kg dhe ka boksuar edhe për reprezentacionin e Francës për shtatë vite me radhë. I njëjti tani është boksier profesional dhe ka 5 lufta – 5 fitore. Poashtu stërviti edhe një djalosh shqiptar por i ka vetëm 3 lufta sepse është ende i ri”, thotë Kryeziu për portalin e vetëm për sporte luftarake “ArenaRing”, duke shtuar se atij i ndihmojnë edhe dy trajner tjerë.

“Jam shumë i gëzuar që kam arrit të bëjë emër në Francë dhe kjo më jep motiv të vazhdoj me punë. Ndërkohë kam edhe ndihmësit e mi që punojmë shumë profesional. Kam edhe bashkpuntor nga jashtë, njëri prej tyre është Muharem Xhocaj nga Zvicra. Ndryshe, në pyetjen tonë se sa bashkëpunon me Kosovën, Kryeziu tha “Jam në kontakt të shpeshtë me Federatën e Kosovës e sidomos me Latif Demollin. Vullneti dhe talenti atje ekziston dhe kjo po vërehet edhe nga nënkampionja e Evropës, Donjeta, kështu që u uroj edhe shumë suksese në të ardhmen”. Arsim Krieziu përveq se është një trajner i shkëlqyer ai me sukses po e bën edhe punën e gjyqtarit. “Nëse i jap edhe katër provime do të bëhem edhe refer i EUB në Profi dhe ky është synimi im që dua ta realizoi në dy vitet e ardhshme. Momentalisht jam gjyqtar nacional për amator, kurse në profi kam drejt të referoj të gjitha garat qe janë ne France dmth kampionatin e kadeteve , juniorve , senorve dhe për titullin e Frances në boksin profesionel”, përfundoi Astrit Kryeziu.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *