Arsim Etemi e Rexhep Islami gati për duelin në Zvicër
September 19, 2017
0 comments
Share

Arsim Etemi e Rexhep Islami gati për duelin në Zvicër

Me 23 shtator në Frauenfeld te Zvicrës do të zhvillohet evenimenti  “Fight Night” ku do të paraqiten edhe dy boksier nga Maqedonia, Arsim Etemi dhe Rexhep Islami.  Ky i fundit do të ndeshet me një turk kurse strugani ende nuk ka fituar kundërshtarin.

“Përgatitjet për këtë përballje po i zhvilloi në Gjermani qytetin e Esslingenit dhe ndjehem shumë mirë kurse sa i përket ndeshjes ende nuk e di se me kë do takohem por siç duket do jetë nga Italia apo Bosnja. Sido që të jetë unë do shkoj për fitore dhe besoj se do ja arrij qilimin”, deklaroi Etemi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Nga ana tjetër, Islami po përgatitet në Zvicër. “Jam maksimalisht i përgatitur për këtë duel. Pak e njoh kundërshtarin por unë do jap maksimumin për ta mposhtur  sepse synimi im është që një ditë të jem i respektuar në këtë sport. Ushtrimet i kryej tek vellezerit Nuri Seferi dhe Sefer Seferi ne Burgdorf te Zvicres dhe jam shumë i kënaqur prej diciplines dhe respektit qe kanë ne përgatitjet qe po i bejmë dhe kam dëshirë  qe një dite te behem si kampionët tane Nuriu dhe Seferi”, deklaroi Rexhep Islami.

Ndryshe, dy boksierët janë anëtar të KB Çair nga Shkupi ku trajner është ish kampioni evropian, Faton Salihu.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *