ARS prit djaloshin e artë Besir Alili, Kaevski do të ndajë 1 milion denarë
June 26, 2019
0 comments
Share

ARS prit djaloshin e artë Besir Alili, Kaevski do të ndajë 1 milion denarë

ARS prit djaloshin e artë Besir Alili, Kaevski do të ndajë 1 milion denarë

Darko Kaevski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, organizoi pritje për djaloshin e artë, Besir Alili nga europiani në mundje në Faenza të Italisë.

Kaevski u zotua se do ndajë një milion denarë nga ARS, prej të cilëve 800 mijë për mundësin dhe 200 mijë për trajnerin.

“I uroj Besirit të ri për suksesin e madh, i cili një kohë të gjatë është pritur. Me këtë medalje ai bashkoi një komb të tërë, pa marrë parasysh racën dhe etninë. Dje gjatë pritjes festuan dhe u gëzuan të gjithë. Nga Besiri presim të vazhdojë të stërvisë dhe të dëgjojë këshiillat e trajnerit të tij dhe një ditë të ndjek të mëdhenjtë Tërstena, Sejdiu, Shorov e të tjerë”, tha Kaevski.

Alili falënderoi ARS-në dhe shtoi se fjalët e Kaevskit paraqesin motiv shtesë për stërvitje dhe për qëllimin që ka para vetës-pjesëmarrje në LO dhe fitimin e medaljes.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *