Arrestohet Conor McGregor, incident me celularin e një fansi
March 12, 2019
0 comments
Share

Arrestohet Conor McGregor, incident me celularin e një fansi

Conor McGregor ka përfunduar sërish pas hekurave edhe pse për vetëm disa orë. Ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse është arrestuar në Majemi, Florida, pas një konflikti që ka patur me një fans, të cilit i ka shkatërruar celularin.

Sipas “Miami Herald”, irlandezi i ka marrë celularin dhe më pas ia ka hedhur, në momentin që fansi ishte duke i bërë një foto në “Fontainebleau Miami Beach” hotel. McGregor e ka përplasur disa herë telefonin dhe më pas është larguar.

McGregor nuk është arrestuar në moment, por pas disa orësh në shtëpinë e tij në plazh, pasi policia ka marrë një denoncim dhe ka hetuar ngjarjen. “Viktima” quhet Ahmed Abdirzak dhe raportohet se celulari i tij kushtonte 1000 dollarë. Sipas tij, e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Avokati i McGregor tha: “Conor është përfshirë në një incident të vogël me nje telefon celular dhe u desh ndëhyrja e forcave të rendit dhe të ligjit. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin me ligjin për sqarimin e çështjes”.

Kjo nuk është hera e parë që irlandezi përfundon në burg, pasi edhe një vit më parë u përfshi në një incident, para eventit UFC-223. Asokohe goditi me mjete të forta autobusin ku ishin sportistët, ku pati disa të plagosur. McGregor u arrestua dhe doli para gjykatës, por u la i lirë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *