Arnold The Cobra Gjergjaj me 24 qërshor do të mbrojë titullin WBF
April 26, 2023
0 comments
Share

Arnold The Cobra Gjergjaj me 24 qërshor do të mbrojë titullin WBF

Arnold “The Cobra” Gjergjaj me 24 qershor në Bazel do të mbroj titullin “WBF INTERCONTINENTAL HEAVY” kurse sfidues i tij do të jetë boksieri Kristaps Zutic nga Lituania i cili në karrierën e tij ka 13 ndeshje ku prej tyre 8 fitore dhe 2 barazime.

Eventi do të zhvillohet në hollin e hotelit të Hotel Airport Basel, kurse një dit para do të zhvillohet edhe peshimi i bokserave si dhe konferenca për shtyp ku do të marrin pjesë Trajneri Beat Ruckli, kundërshtari Kristaps Zutis, trajneri i tij Garkalns Reinis, mbikëqyrësi i WBF Markus Schefer, ndërmjetësuesi Avdyl Salihu do të jetë i pranishëm për pyetje dhe përgjigje. Ngjarja do të jetë sërish e moderuar nga Stefan Müller, i cili gjithashtu do të jetë spikeri i ringut në mbrëmjen e ndeshjes.

Ndryshe, Federata Botërore e Boksit (WBF) është një shoqatë amerikane e boksit që përfshin katër federatat kryesore botërore. WBF është një nga shoqatat më me ndikim botëror të boksit, pasi tashmë ka më të mëdha Shoqatat si WBA, WBC, WBO dhe IBF. Mbajtës të titujve të shoqatës WBF ishin Evander Holyfield, Roy Jones Junior, Francois Botha, Senad Gashi si dhe të tjerë.

Promoter: Bekim Gjergjaj
Matchmaker Dyli Salihu

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *