
Armand Çullhaj nuk lejon asnjë befasi në Tiranë
Armand Çullhaj vazhdon të rrëndisë fitoret në karrierën e tij, ashtu ishte edhe në fundjavë ku në Tiranë arriti që para kohe ta përfundoi ndeshjen ndaj Serbit, Martin Boshkoviç.
Ballafaqimi filloi me dominim të plotë nga boksieri shqiptar, i cili në fillim u tregua i vëmendshëm duke testuar kundërshtarin që aspak nuk e njifte më parë dhe kur e vërejti që nuk ka donjë rezikshmëri të madhe ia vërsul duke e goditur dhe duke treguar se është në një formë të jashtëzakonshme. Serbi ne raundin e parë pranoi shumë goditje të rënda me çka e detyroi disa herë të jetë në podium me çka në raundin e dytë edhe dorëzohet.
Për Çullhaj kjo është fitorja e 23-të në boksin profesionist kurse e dyta këtë vit. Cekim se ai para dy muajve kishte mposhtur Ondrej Budera ku edhe fitoi titullin evropian WBU. Ne vitin 2019, Armandi shpreson shumë se do të ndeshet për nje titull bote.