Arlind Sulejmani lufton për titull bote në WBO Junior
September 12, 2018
0 comments
Share

Arlind Sulejmani lufton për titull bote në WBO Junior

Arlind Sulejmani i cili me prejardhje është nga Tetova por që jeton dhe vepron në Austri më 21 shtator do të ndeshet për titull bote edhe atë në WBO Junior në kategorinë e mesme të boksit profesionist.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Banja Lukë të Bosnjës kurse kundërshtar i shqiptarit do jetë Ilya Kharlamau nga Bjellorusia, i cili ka 10 ndeshje, ku prej tyre ka 8 fitore dhe dy humbje.  Ndeshja do të zhvillohet në 10 raunde me nga 3 minuta. “Jam duke u përgatit maksimalisht për këtë ndeshje dhe për momentin po ndihem shumë mirë, andaj edhe pres fitore në Bosnje”, tha për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Arlind Sulejmani.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *