Arlind Hyseini pret medalje nga KE në Sochi
January 30, 2018
0 comments
Share

Arlind Hyseini pret medalje nga KE në Sochi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në Karate do të marrë pjese në Kampionatin Evropian për kadet, Juniorë dhe U21 qe do te mbahet në Sochi te Rusisë nga data 02-04 shkurt 2018. Përfaqësuesja e Maqedonisë do te paraqitet me 20 garues edhe atë në kategori te ndryshme (femra dhe meshkuj), kata dhe kumite ( luftëra ).

Nga karateistët shqiptar në listë gjenden: Doan Osmani U21 -75 kg KK FATI TETOVË, Ardit Marku U21 – 60 kg KK URANIKU DIBËR,  Krenar Xhaferi junior +76 kg KK SHKENDIJA TETOVE dhe Fahik Vejseli junior -61 kg KK OLIMPIK SHKUP. Seleksionuesi i Maqedonisë U21, Arlind Huseini u shpreh i kënaqur me formën momentale te garuesve dhe pret suksese nga te njëjtit

”Jam i kënaqur me formën e tyre fizike dhe tekniko-taktike te garueseve te mi, pasi ne stërvitjet e fundit qe i zhvilluam ne Shkup me reprezentacion pash një formë goxha te bukur te 8 garuesve ne kategorinë e junioreve te vjeter 18-21 vjet. Favorit janë te gjithë, pershkak se te gjithë jane në forme te duhur per te bere rezultate kulminante, pres nje karakter te fort, pa nënçmuar as veten dhe as kundërshtarin, mbrojtjen apo rezultatin pozitiv do ta ruajmë me sulm për te qen me bindes te çdo reth. Ne Sochi askush nuk do të ketë te lehtë kur do përballen me garuesit e Maqedonise”, tha Huseini për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *