Ariu Shqiptar vetëm sa ka filluar! Fiton sërish në boks
October 14, 2019
0 comments
Share

Ariu Shqiptar vetëm sa ka filluar! Fiton sërish në boks

Pas një “rikoperimi” të gjatë, dhe një periudhe zhgënjyese të lëndimit, rikthehet ‘The Bear Albanian”, në një nga nënshkrimet e para të Matchroom në Boksin Profesionist Amerikan. Reshat Mati1 (3-0, 2 KO) kthehet në vendin ku e kan filluar të gjithë boksierët e njohur në SHBA, në Chicago, Illinois,  të shtunën në natën e madhe të Boksit.

‘The Bear Albanian”, debutoi me 12 tetor në Chicago në ngjarjen e madhe e organizuar nga “Matchroom Boxing”, aty ku boksuan shumë yje të boksit Reshat Mati [debut] vs Adan Ahumada [3-5-2].

 Mati, boksoi në kategorinë,Welterweight,ku përball pati meksikanin Adam Ahumada (3-5-2, 2 KO). Ai tregoi potencialin e tjj, ku u dëshmua se është i gatshëm të boksoj në ngjarje të mëdha edhe pse si debutues duke e Nokautuar Ahumadan në raund të tretë me body-shot.

Ai fiton sërisht në boks, madje kësaj radhe bokseri dibran, nga Nju Jorku, ishte në debutimin në boksin profesionit amerikan. “Ariu Shqiptar” – Reshat Mati, pas fitores së mbrëmshme, e ngriti në ringun e “Wintrust Arena” të Chicagos – Illinois, pra para qindra shikuesve, dhe miliona shikuesve të tjerë, që e ndoqën atë nëpërmjet ekranit  në kanalin televizivë Skay Sport, Flamurin shqiptar – Flamurin kuqezi me Shqiponjën me dy krena.

Në ringun e Chicagos, “Fitorja Besohet në Ring”, boksieri i talentuar shqiptar në Amerikë, Reshat Mati, i njohur me nofkën  “Ariu Shqiptar”,  hodhi përtokë bokserin meksikan Adan Ahumada në debutimin e tij, profesional, duke e mundur atë 3 me 0 me pikë.

Mbas kësaj fitore ekspertët e boksit profesionist dhe komentatorët që komentuan Matchroom në SHBA, thanë se 20-vjeçari shqiptar Reshat Mati, ka një të ardhme mjaft premtuese përpara.

Ata thanë se : “Pas një periudhe zhgënjyese të lëndimit, rikthehet ‘The Bear Albanian”, duke shënuar një vit shfaqje të lojërave në SHBA në DAZN-USA,  episodi ynë i fundit i “Born Fighter” – “Lindur Luftëtar”, përmban një nga nënshkrimet tona më të suksesshme në boksin profesionist në SHBA”

Reshat Mati, i tha – Sky Sports dhe Sky Sports Boxing, se :«Unë u gëzova shumë që e fillova këtu në Çikago, boksin profesionist me fitore. Unë jam duke kërkuar – luftuar, me veten time të bëj më të mirën e mundur, dhe ta vendos emrin tim në hartën e boksierve me një të ardhme të shkëlqyer në Shtetet e Bashkuara. ”

Viti 2018 për Reshat Matin ka qenë viti më i suksesshëm. Për 20-vjeçarin që i mungonte titulli “National Golden Gloves” ky triumf iu bë realizues me 2018. Pas këtij triumfi Mati nuk priti shumë dhe bëri hapin e radhës duke kaluar në boksin profesionist. Rruga e tij ishte e hapur dhe konkurruese për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” por shteti i SHBA-së nuk ka dhënë ndonjë garrancion për te dhe ky nuk deshi të humbas kohe dhe vendosi të kaloj në boksin profesionist. Ai nënshkrujati me gjigantin anglez, “Matchroom Boxing” me promoterin e njohur Eddie Hearn.

Dashnor (Danny) Miftari, Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dibra” në Nju Jork, shkruajti në statusin e tij në rrjetin social Facebook, se mbrëmë ka qenë “Nata e Dibranëve” në ningún e boksit Amerikan: “Arjan Iseni fiton titullin kampion në SHBA, në peshën 178 pounds”, shkruan ai duke i uruar me këtë rast në emër të mbarë komunitetit dibran dhe Shoqatës Atdhetare “Dibra” , fitoren e tij të madhe dhe suksese në të ardhmen.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *