Aris Antoni të premten ndeshet për titull Evrope
July 17, 2018
0 comments
Share

Aris Antoni të premten ndeshet për titull Evrope

Të premten djaloshi me prejardhje nga fshati Corogiaf i Beratit, Aris Antoni, do të ndeshet në Maltë  për titull Evropë WKN kurse kundërshtar i tij do të jetë Christoper Rotin i cili njihet si një luftar i fuqishëm.

Arisi për këtë ndeshje është përgatitur maksimalisht dhe ai pret triumfin e radhës në karrierën e tij.

“Jam shumë i përgatitur, ndërkohë kam edhe motivin e duhur që të fitoj këtë titull. E di se do jetë një ndeshje e rëndë, mirëpo do jap maksimum që gjithçka të jetë në anën time”, tha Antoni i cili deri më tani ka zhvilluar 25 ndeshje, ku prej tyre ka 19 fitore, pesë humbjë dhe 1 barazim. Pas ndeshjes në Malta, “ArenaRing” do t’ju sjell edhe një intervistë ekskluzive me këtë djalosh i cili ka një karrier interesantë në Greqi dhe jashtë saj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *